U kap në shtëpinë e barit, shqiptari pranon fajësinë para gjykatës britanike

Një 41-vjeçar shqiptar është shpallur fajtor për akuzat e prodhimit dhe shitjes së kanabisit në Edinburgh të Skocisë.

Ai u arrestua gjatë një aksioni policor në ish-Hotelin Buccleuch në Hawick në tetorin e vitit të kaluar, kur u zbuluan bimët narkotike me një vlerë prej 500,000 paundësh.

Shtetasi shqiptar D. K., pranoi fajësinë kur u shfaq para gjykatës, por dhënia e dënimit ndaj tij është shtyrë për në datën 22 korrik.

Duke folur në atë kohë, Inspektori Robbie Noble, nga Policia e Skocisë, tha: “Ne mbetemi të përkushtuar për të penguar furnizimin e paligjshëm të drogës në komunitetet tona dhe do të përdorim çdo mjet dhe burim që kemi në dispozicion për të hequr këto substanca të paligjshme nga rrugët tona.

SHKARKO APP