U kapën ”mat” me 30 mije euro, në pranga 3 shtetas

Pas një hetimi intensiv për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale autorët e një rasti mashtrimi me shuma të konsiderueshme parash.

U finalizua operacioni i koduar policor “Utopia” , ku u kapën në flagrancë shtetasit I. S., 73 vjeç dhe Sh. S., 68 vjeçe, bashkëshortë, vajza e tyre, shtetasja R. S., 48 vjeçe, duke i marrë 30 000 euro një shtetasi .

Ata e kishin mashtruar prej disa vitesh me pretendimin se do ti rregjistronin tokën në emrin e tij, në organet kompetente.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq nga kjo ngjarje është vënë në pranga edhe shtetësja E.I punonjëse në bankë e nivelit të dytë, pasi dyshohet se ka kaluar në llogarinë e saj bankare një shumë të konsiderueshme parash të shtetasit që i ka shërbyer këtij rasti mashtrimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan nga policia 30 000 euro, 1 automjet, 10 celularë dhe dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë rast.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?