U kapën me 1 ton marijuanë në Greqi, këta janë emrat e katër shqiptarëve të arrestuar

Katër shqiptarë të moshave 42 ,25, 35 dhe 42 vjeç janë arrestuar nga policia greke pasi dyshohet se janë pjesë e klanit mafioz që kryente transportin e lëndëve narkotike nga Shqipëria për në Turqi.

Departamenti i Antidrogës së Rojes Bregdetare greke, ka zbuluar mesditën e së hënës, një sasi prej 1 ton kanabis me vendin Piperi të ishullit Alonis, në detin Egje. Sipas policisë greke, lënda narkotike u gjet e paketuar në kuti të ambalazhuara, të cilat ishin fshehur në një shpellë të vogël në brigjet e ishullit.

Top Channel konfirmon se shqiptarët e arrestuar në këtë aksion janë Hajri Shehaj, Aleksandër Brozi, Renato Dalipaj dhe Gjergji Xhezo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?