U kapën me 57 emigrantë të paligjshëm, u kishin marrë 1000 euro secilit. Arrestohen 2 të rinj në Korçë

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës pasi u kapën duke transportuar 57 emigrantë të paligjshëm.

Dy të rinjtë e identifikuar si shtetasve M. L., 36 vjeç; E. D., 28 vjeç, banues në Korçë, u kapën në dalje të qytetit të Pogradecit me kamionin tip “Iveco”.

Kamioni ishte në pronësi të A. O., 38 vjeç, banues në Tiranë, i cili është shpallur në kërkim dhe brenda kishte 57 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 1000 euro secilit, iu ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

M.L. drejtonte mjetin, ndërsa E. D., kryente kontrollin e rrugës, me mjetin tip “Benz”. Arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Perimetri”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?