U kapën me 80 kg drogë, gjykata vendos për 6 të arrestuarit

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurise “Arrest me Burg” për 6 shtetasit Kristjana Bujaj, Gjeto Pepaj, Pllum Murçaj, Lazër Murçaj, Lavdrim Nikaj dhe Ndue Nilaj.

Këta shtetas u arrestuan në Tamarë të Malësisë së Madhe pasi iu gjetën 80 kilogram drogë që policia e sekuestroi.

Të dyshuarit në sallën e gjyqit nuk kanë pranuar akuzat e prokurorisë ndërsa pala mbrojtëse kërkoi masë lehtësuese ndaj tyre por gjykata vendosi “Arrest me Burg”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Keta shtetas u arrestuan ne Tamare te Malesise se Madhe ne afersi te nje pike kufitare dy dite me pare, duke tentuar ta transportonin sasine e droges drejt Malit te Zi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga hetimet, keta persona dyshohen si nje grup qe mundesonin transportin e droges. Arrestimi i tyre u be pas informacioneve ne rruge operative dhe nje hetimi disa mujor permes metodave speciale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?