U kapën me shpejtësi të frikshme në autostradën Tiranë-Durrës, policia ndalon dy shoferët (VIDEO)
Drejtuesit e automjeteve në Shqipëri shpesh herë e “shkelin” gazin më shumë seç duhet duke shkaktuar edhe aksidente. Dy shoferë “rebelë” janë ndaluar gjatë natës në autostradën Tiranë-Durrës, pasi ka rezultuar se udhëtonin njëri me 194 km/h dhe tjetri me 174 km/h. Policia Rrugore përmes një postimi në ‘Facebook’ bën me dije se rasti i parë ishte ai i një 24-vjeçari që drejtonte një ‘Audi’.
“Vijon kontrolli me Radar nga Policia Rrugore e Tiranes ne rrugen interurbane Tirane-Durres. 24 vjeçari me Audi me 194 km/h. ?. E pa pranushme. Papergjegjshmeri ndaj jetes”, shkruan Policia e Shtetit në ‘Facebook’.
Ndërkohë, rasti tjetër ishte ai i një 37-vjeçar me ‘BMW’, ndërsa policia jep mesazhin e qartë që drejtuesit nuk duhet të ecin me shpejtësi.
“Ne rrugen interurbane Tirane-Durres. Edhe pse Policia Rrugore e Tiranes ka shtuar kontrollet duke perdorur mjetet speciale Radar e Drager, edhe pse gjate fundjavave jane ✍ shume drejtues mjetesh per shpejtesi tej normave te lejuara perseri ka drejtues mjetesh qe rrugen e trajtojne si piste dhe makinen si avion. 37 vjeçari nga Lezha me BMË me 174 km/h. Mos shpejtoni te dergoni patenten ne banese por ecni ngadale qe te shkoni ju bashke me patenten se familja ju pret”, thuhet në njoftim.
KOHA JONË SONDAZH

