U kërcënua me jetë, policia merr në mbrojtje gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës

Deri në mbledhjen e komisionit të posaçëm për mbrojtjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Policia e Shtetit ka marrë në mbrojtje gjyqtaren e e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Arnisa Këlliçi.

Gjyqtarja i drejtoi më herët një shkresë KLGJ-së, ku e vuri në dijeni se i ka ardhur letër kërcënuese dhe kërkon mbrojtje të posaçme.

Ndërkohë, po hetohet letra kërcënuese, e cila është adresuar sot te gjyqtarja.

Pjesë nga letra kërcënuese:

E dashur Arnisa.

Keni dy fëmijë ….. dhe ….. Mendoni për ta!

Si mund të rroni ju, e jo ata e kjo është e vërtetë.

Me respekt

Kërkesa e gjyqtares:

Të nderuar!

Para pak ditësh më është bërë me dije nga Kancelari i kësaj Gjykate që kundrejt meje, gjyqtares Amisa Këlliçi, ka patur një kërcënim me jetë.

Për këtë fakt unë nuk kam prova, por më është bërë me dije se ka një kallëzim të depozituar nga ana e Kancelarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Sot më datë 20.01.2024, më ka ardhur një letër kërcënuese, që me aq sa mund të deshifroj përmban kërcënime për mua, fëmijët e mi dhe familjen time.

Unë nuk mund të atestoj në asnjë moment për vërtetësinë e kësaj letre.

Thënë kjo, për çdo eventualitet, unë kërkoj një mbrojtje të posaçme, për aq sa ju e shihni të nevojshme.

SHKARKO APP