U konfirmua me koronavirus, e moshuara vdiq rrugës për në Infektiv. Policia jep detajet

Nje grua e moshuar ka vdekur në ambulance, teksa po e transportonin me urgjencë drejt Infektivit.

Policia bën me dije se gruaja 88-vjeçare, nga Pogradeci, ishte konfirmuar pak ditë më parë me koronavirus.

“Mësohet se 88-vjeçarja ka pësuar arrest kardiak dhe ka ndërruar jetë në ambulancë gjatë transportimit drejt “Spitalit Infektiv” pasi gjendja e saj ishte rënduar”- njofton policia.

NJOFTIMI

Një e moshuar nga qyteti i Pogradecit ka ndërruar jetë teksa po transportohej me autoambulancë për në spital, ndërkohë që pak ditë më parë ishte konfirmuar pozitive me COVID-19.

Mësohet se 88-vjeçarja ka pësuar arrest kardiak dhe ka ndërruar jetë në ambulance gjatë transportimit drejt “Spitalit Infektiv” pasi gjendja e saj ishte rënduar.

Trupi i 88-vjeçares është dërguar në Morgun e qytetit të Elbasanit.

SHKARKO APP