U konfliktuan për drutë e zjarrit. Autori nxori kallashnikovin dhe qëlloi disa herë, policia nis kërkimet me dron

Detaje të reja janë mësuar nga plagosja e 55-vjeçarit L. Hushi paraditen e sotme në fshatin Zgërdhesh të Krujës.

Burime policore bëjnë me dije se sherri mes Hushit dhe autorit K. Keqi ka nisur në një zonë të pyllëzuar për drutë e zjarrit.

Pas debatit, Keqi ka marrë kallashnikovin duke qëlluar disa herë në drejtim të 55-vjeçarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky i fundit ka marrë plagë në bark dhe aktualisht ndodhet në reanimacion në spitalin e Traumës në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ka ngritur edhe dronin për të kontrolluar zonën e pyllëzuar në mënyrë që të bëjë të mundur kapjen e autorit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?