U kthye nga Anglia dhe zbrazi një karikator në drejtim të prindërve, ja FOTO-t e djalit
Një i ri ka vrarë ditën e sotme nënën dhe babanë e tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen e ‘Llixhave’ në Peshkopi ku Qemal Sela ka qëlluar dy prindërit e tij.
Sipas policisë, në lagjen “Llixha”, Qyteti Peshkopi, ka ndodhur një vrasje në familje. Qemal Sela, rreth 26 vjeç, ka vrarë me armë zjarri automatik babain dhe nënën e tij,: Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe, banues në Peshkopi. Policia në kohë rekord ka arritur të kapë autorin e vrasjes. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes.
Motivet e vrasjes
Detaje të reja dalin në dritë nga krimi i rëndë sot në Peshkopi, ku djali rrëmbeu automatikun dhe hapi zjarr ndaj prindërve të tij, duke i lënë të vdekur në vend. Ngjarja tragjike që tronditi qytetin verior dhe mbarë vendin ndodhi në lagjen e “Llixhave”.
“BalkanWeb” se Qemal Sela kishte ardhur nga Anglia dje në mbrëmje, vend ku jetonte si emigrant prej 7 vitesh, ndërsa dyshohet se ka debatuar me dy prindërit e tij për shtëpinë e tyre që e kishin kthyer në hotel, pranë llixhave, që këta të fundit dispononin. Sipas dëshmive të fqinjave, familja është dëgjuar teksa debatonte mbrëmjen e djeshme, debat që ka vijuar edhe mëngjesin e sotëm.
Në rrethana ende të paqarta, pas debatit, 26-vjeçari ka marrë një automatik, ndërkohë që nuk dihet se si e ka siguruar, dhe ka qëlluar drejt nënës dhe babait të tij Flamur, dhe Zeqimete Sela, 55 dhe 50 vjeç, duke zbrazur një karikatorë. Nuk dihet ende nëse autori dhe viktimat kanë qenë të vetëm në kohë kur ka ndodhur krimi, në shtëpinë e familjes Sela. Mësohet, po ashtu, se kanë qenë fqinjët e familjes ata që kanë njoftuar të tmerruar policinë. Fill pas ngjarjes, autori i dyshuar i krimit është arrestuar nga policia
KOHA JONË SONDAZH



