U lëndua nga shp*rthimi, pas operimit deputeti socialist Çela niset drejt Tiranës
Deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela, pasi i është nënshtruar ndërhyrjes në spitalin e Fierit, është jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht ai po transportohet drejt spitalit në Tiranë. Çela mbeti i plagosur bashkë me shtatë persona të tjerë në një magazinë në Lushnjë, ku humbi jetën edhe një person. Deputeti ka qenë në pronën e tij fare pranë magazinës ku ka ndodhur shpërthimi. Bujar Çela është deputet i qytetit të Lushnjës prej dy mandatesh, i dalë nga listat shumemërore të Partisë Socialiste.