U lirua sot nga gjykata, Bojken Abazi: Lajmi më i mirë që mora në paraburgim ishte se protesta vazhdon

Drejtuesi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Lëvizjen Vetëvendosje Bojken Abazi, duke folur në protestën kundër prishjes së Teatrit Kombëtar tha se sapo është liruar nga gjykata pas protestës.

Abazi tha se lajmi më i mirë që ka marrë në paraburgim ishte se protesta vazhdon akoma.

“Na na arrestuan në flagrancë për protesta, por në fakt i kemi kapur ne ata në flagrancë. I kemi kapur në flagrancë duke kryer një krim institucional.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lajmi më i mirë që mora atje në paraburgim ishte se protesta ende vazhdon. Ne do ta vazhdojmë rezistencën. Kjo rezistence nuk do të ndalet për asnjë cast”, tha Abazi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?