U masakrua me sopatë, viktima vinte nga fshati për të shitur banane
Pas një konflikti për motive të dobëta, 47-vjeçari Dashnor Osmani, u masakrua barbarisht në qendër të qytetit të Korçës. Si një shitës ambulant bananesh, i ndjeri vinte çdo ditë nga fshati Pocestë drejt Pazarit në Korçë, për të fituar bukën e gojës. Viktima dhe autori, i identifikuar si Zamir Topi, nuk raportohen të kenë patur njohje të mëparshme, por një konflikt i çastit, ka sjellë edhe krimin makabër e cila është zhvilluar në sy të disa qytetarëve, bashkëshortes dhe vajzës së tij. Menjëherë pasi ka kryer krimin e rëndë, autori ka tentuar të largohet, por policia ka arritur ta ndalojë në kohë, duke bërë arrestimin e tij.