U mbajt peng nga burri pse lindi vajzë, rrënqeth nëna e Dafinës: Ka tentuar ta vrasë
Historia e 28-vjeçarit shqiptar, Aurel Kurti ka tronditur publikun si grek dhe atë shqiptar. Kjo pasi ai mbante të mbyllur bashkëshorten e tij Dafina Kurtin së bashku me vajzën 2-vjeç e gjysmë dhe ushtronte rregullisht dhunë ndaj tyre në fshatin Volos të Greqisë.
Drama është se tortura vinte për shkak se 22-vjeçarja kishte lindur një vajzë dhe jo një djalë. Ajo u shpëtua nga banorët e lagjes të cilët kishin dëgjuar britmat e saj. Ata shkuan në shtëpi duke goditur dyert dhe njoftuan policinë.
Nëna e Dafinës për emisionin “Shqipëria Live”, tregoi se dhëndri i cili ka qenë më parë i martuar, ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj vajzës së saj. Dhuna u agravura edhe më shumë pasi Dafina lindi një vajzë, pasi Aurel Kurti preferonte të kishte djalë. Ai e mbajti larg çdo komunikim dhe nuk e lejonte të fliste me askënd.
”Vajza e ka njohur Aurelin me dashuri. Ai ka qenë i dhunës dhe shamatës që kur e ka marrë që në fillim. Kanë jetuar në fillim në fshat në Gurë në Klos, lindën një gocë, dilte në qytet dhe gocën e mbante gjithë kohës të mbyllur, edhe kur ishte në Shqipëri edhe në Greqi. Po kur iku në Greqi më tha që më dhunon, më bën shumë gjeste, i ka bërë rrahje të papare, ka tentuar edhe ta vrasë. Goca më tha mami e ka ndarë mendjen të më mbysë”,-tha Lume Rama.
KOHA JONË SONDAZH

