U mbyt me duar nga i shoqi, arrestohet edhe bashkëpunëtori në vrasje

Pas gati 2 vjet nga vrasja e shtetases Suela Sulaj, policia e Shkodrës ka vënë në pranga bashkëpunëtorin e vrasjes së saj.

Në pranga ka rënë shtetasi Fatjon Karmeshtna, 35 vjeç, banues në Shkodër.

Ndalimi i tij u bë pasi gjatë hetimeve të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë ka dyshime të bazuara në prova ligjore, se ky shtetas dyshohet si bashkëpuntorë në vrasjen e shtetases Suela Sulaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet iu referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale të “Vrasje në marrëdhenie familjare, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 79/c e 25 i Kodit Penal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngjarja e rëndë ka ndodhur me 18 prill të 2016. Suela Sulaj u gjet e pajetë në tualetin e mobilerisë ku ishte bashkëpronare me të shoqin.

Sadetin Sula e mbyti me duar të shoqen në një tjetër hapësirë të mobilerisë dhe më pas e futi në tualet, duke u munduar që ngjarja të dukej si vetëvrasje.

Por ekspertiza mjeko – ligjore e kryer në morgun e spitalit rajonal të Shkodres hodhi poshtë dyshimet se gruaja i kishte dhënë fund jetes.

Biznesmeni vijon të jetë në burg për vrasjen e të shoqes me akuzën “vrasje për shkak të marëdhenieve familjare”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?