U mbyt të dielën, trupi i 18-vjeçarit gjendet sot nga anijet e peshkimit

Anijet e peshkimit kanë mundur që të gjejnë trupin e pajetë të 18-vjeçarit të mbytur në det të dielën.

I riu kishte shkuar për të bërë plazh në zonën e Ranës së Hedhur, në Shëngjin dhe pasi u fut në det nuk ka mundur që të dalë më prej ujit.

Pasi familjarët dhanë alarmin për zhdukjen e të riut, Polumbarët dhe Policia Kufitare nisën kërkimet në det, por pa rezultat. Trupi i tij u gjet vetëm mëngjesin e sotëm nga anijet e peshkimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?