U mor peng se kërkoi borxhin prej 30 mijë euro, ”strumbullari” një 37-vjeçare
Një grua është “strumbullari” i një historie pengmarrjeje në zonën e Kasharit, në Tiranë. 37-vjeçarja Denada Çezma akuzohet të jetë edhe porositësja e marrjes peng të një të njohurit të saj, Ermil S.
Sipas Prokurorisë së Tiranës, Çezma, nënë e një fëmije të mitur, i kishte marrë në kohë të ndryshme shuma parash borxh 31-vjeçarit Ermil S, duke i dhënë arsye të ndryshme, herë për kurimin e nënës së saj të sëmurë, e herë për probleme të tjera familjare. Një total prej gati 30 mijë euro, dhe më pas Çezma ka ndërprerë çdo kontakt me 31-vjeçarin.
Duke u ndjerë i mashtruar dhe pa mundur të marrë paratë e tij, Ermil S. i ka dalë disa herë në rrugë gruas, e cila me pretendimin se po bezdisej prej tij ka kërkuar ndihmë tek i shpalluri në kërkim, Sulltan Piraçi.
Këtë të martë, Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Denada Çezmën dhe Shkëlqim Koçekun për akuzën e “heqjes së paligjshme të lirisë”. /A2cnn/
KOHA JONË SONDAZH

