“U morën me flokët e vetullat e saj”/ Ilir Beqja i kërkon falje Najada Çomos
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja në fjalën e tij në Kuvend, ka shprehur rezervat e tij lidhur me “luftën” e Covid-19. Në fjalën e tij, ai ka kërkuar punë në terren për ndëshkimin e të gjitha shkeljeve, duke i bërë edhe një dedikim shefes së spitalit Infektiv, Najada Çomo.
”Sot në fakt miratojmë një akt normativ në stacionet e plazhit, nuk është marrë ende asnjë masë. Është ndaluar përdorimi i pishinave, por sërish përdoren. Nuk ka nevojë për kontrolle, mjafton Instagrami për të kuptuar shkelet apo jo ku ndalim. Beteja me Covid-19 është në territor. Pardje ka pasur një sulm ndaj doktoresh Najadës. Ajo është shefe e shërbimit, nuk e njihte kërkush se nuk donte të dilte në televizor. Politika u mor me ngjyrën e saj të flokëve, tek forma e vetullave dhe me familjen e saj. Unë dokotoresh Najada të kërkoj falje”.