U mori 340 mijë euro me premtimin se do t’i ndihmonte në gjyq, si i mashtroi 30 vjeçarja familjarët e saj

H. Verracaku, A. Verracaku, Sh. Verracaku, janë tre personat që M.Deraj ka mashtruar për t’u zgjidhur çështjen e një gjyqi që ata kanë për masakrën e Velipojës në një hotel, ngjarje e ndodhur në vitin 2021. 30 vjeçarja u ka marrë të treve shumën prej 340 mijë eurove me pretendimin se do t’i ndihmonte në gjyq dhe do të ndërhynte për të ulur pozitatat e tyre.

Nga ana tjetër, në polici është paraqitur edhe M. Deraj, e cila ka pretenduar se është kërcënuar dhe kanosur nga Verracakët që t’u kthente lekët. Këta të fundit, e provuar nga hetuesit, kanë zbuluar se kërcënimet janë bërë sidomos nga djali A. Verracaku, i cili i ka shkruar mesazhe kërcënuese.

Ndërkohë, si ish-punonjësja e Bankës së Shqipërisë ka mashtruar edhe një shoqe të sajën, së cilës i ka marrë shumën prej 230 mijë euro se do t’i investonte në bonot e thesarit. Por, kur shoqja e vet e ka kuptuar se ishte mashtruar dhe nuk po merrte bonot në këmbim të parave është paraqitur në polici për të denoncuar rastin.

SHKARKO APP