“U mundova ta shpëtoj, por e mori lumi…” Dëshmia e të riut që ra në humnerën në Tiranë

Fabio Dukagjini ishte njëri ndër dy djemtë që u rrëzuan në Shpellën e Pëllumbasit në Tiranë. Këtë të dielë është zbardhur një pjesë e dëshmisë së 21 vjeçarit. I riu ka folur për shokun e tij Xhorxho Seferi, i cili ende nuk është gjetur nga forcat RENEA dhe polumbarët që pas kërkimit të djeshëm, prej disa orësh vijojnë ta kërkojnë atë në grykën e lumit Erzen.

Xhorxho Seferi

Fabio ka treguar se të dy janë hedhur në lumë për tu larë, por në një moment rrjedha e lumit ka marrë me vete Xhorxho Seferin.

“U hodhëm të dy për t’u larë. Nuk munda dot ta shpëtojë Xhorxhon edhe pse u mundova, se e mori rrjedha e lumit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kërkimet vijojnë prej disa orësh dhe gjasat janë që i riu 20 vjeçar të ketë gjetur vdekjen. Kujtojmë se ngjarja ndodhi 24 orë më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/u-mundova-ta-shpetoj-por-e-mori-lumi-deshmia-e-te-riut-qe-ra-ne-humneren-ne-tiran-538560/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?