U mundua të bënte atë që bëri Alket Rizai, të burgosuri i ndodh gjëma në burg
Shpesh herë shumë të burgosur janë arratisur në mënyrë spektakolare nga burg, midis tyre është edhe emri i Alket Rizait, i cili u arratis dy herë me helikopter nga burgu i Koridalos në Athinë.
Por nuk ka ndodhur kështu me një të burgosur në Brazil, i cili për pesë vite kishte gërmuar një tunel.
Mësohet se për pesë vite, ai kishte hapur një tunel me një kokë dushi, i cili ishte 40 metra i gjatë.
Sipas mediave braziliane, ky i burgosur emri i të cilit nuk bëhet i ditur u bllokua sepse ngeci në tunelin që kishte hapur vetë.
Ai thirri për ndihmë gardianët e burgut. Por u desh ndërhyrja e zjarrfikëses, në mënyrë që ai të dilte.
Pra çka mund të thuhet si përfundim është se mundi i pesë viteve i shkoi dëm dhe se në dosjen e tij u shtua dhe një akuzë tjetër për arratisje nga burgu.
KOHA JONË SONDAZH

