U nda nga jeta akademiku i njohur Kolec Topalli

U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare akademiku i njohur shqiptar Kolec Topalli.

Ai njihet për publikimin e “Fjalori etimologjik i gjuhës shqipe”, për të cilën punoi rreth 45 vjet në fushën e albanologjisë. Topalli lindi në Shkodër më 4 dhjetor të vitit 1938.

Biografia e tij:

Swiss Digital Desktop Reklama

Punën shkencore e ka nisur në fillim të viteve ’70, duke u përqendruar në fushën e historisë së gjuhës shqipe. Ka dhënë leksione dhe ka mbajtur konferenca shkencore për historinë e gjuhës shqipe në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, si edhe në disa universitete e qendra shkencore jashtë vendit (Kozencë, Romë, Lecce, Palermo, Bari, Napoli, Mynhen, San-Peterburg, Detroit, Bukuresht, Zagreb, Glaskow, Krakov, Riga etj.). Ka botuar artikuj shkencorë në disa revista të huaja (Gjermani, Itali, Rumani, Bullgari, Rusi, Kroaci etj.); ka referuar në shumë simpoziume e seminare ndërkombëtare dhe është anëtar i redaksive të disa revistave. Për 15 vjet radhazi (1994-2009) ka dhënë leksionet e Fonetikës historike në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Tiranës. Për kontributin e tij në fushën e arsimit, në vitin 1993 është nderuar me titullin e lartë “Mësues i Popullit” dhe për meritat në fushën e shkencës, në vitin 1994 ka marrë titullin shkencor “Drejtues kërkimesh” (“Profesor”).

Swiss Digital Mobile Reklama

Është zgjedhur anëtar i Akademisë së Shkencave në korrik të vitit 2008; rektor i shkollës së lartë “Gjon Buzuku” Shkodër në vitin 2010; anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës në vitin 2012. Vepra “Fonetika historike e gjuhës shqipe” është nderuar me çmimet “Ekselenca Shqiptare 2007” dhe “Çmimi i Albanologjisë 2008”. Më 2011 ka botuar veprën “Gramatikë historike e gjuhës shqipe” dhe është shpallur fitues i çmimit të Akademisë KULT 2012 për librin studimor më të mirë të vitit. Ka përfunduar veprën “Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe” që do të botohet në vitin 2015. Publikime (Monografi, Vepra kolektive, Përmbledhje studimesh)

VEPRA TË BOTUARA

1) GRAMATIKË HISTORIKE E GJUHËS SHQIPE, Shtëpia botuese “Kristalina”, Tiranë, 2011, 1740 f.

2) BAZAT E GRAMATIKËS HISTORIKE TË GJUHËS SHQIPE, Shtëpia botuese e librit universitar, Tiranë,2011, 301 f.

3) SISTEMI FOLJOR I GJUHËS SHQIPE, Shtëpia botuese “Plejad”, Tiranë, 2010, 667 f.

4) SISTEMI RASOR I EMRAVE TË SHQIPES, Shtëpia botuese “Plejad”, Tiranë, 2009, 470 f.

5) NYJAT E SHQIPES, Shtëpia botuese “Toena”, Tiranë, 2009, 380 f.

6) EVOLUCIONI HISTORIK I PËREMRAVE TË SHQIPES, Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Pjetër

Arbnori”, Tiranë, 2008, 296 f.

7) RICERCHE SULLA STORIA DELL’ACCENTO IN ALBANESE, Università della Calabria, Cosenza, 2007, 234 f.

8) FONETIKA HISTORIKE E GJUHËS SHQIPE, Shtëpia botuese “Dituria”, 2007, 712 f.

9) BAZAT E FONETIKËS HISTORIKE TË GJUHËS SHQIPE. Shtëpia botuese e librit universitar. Tiranë, 2005, 174 f.

10) DUKURITË FONETIKE TË SISTEMIT BASHKËTINGËLLOR, Shtëpia botuese “Mësonjëtorja”, Tiranë, 2004, 330 f.

11) FËRKIMORET E AFRIKATET E GJUHËS SHQIPE, Shtëpia botuese “Dita 2000”, Tiranë, 2003, 388f.

12) MBYLLTORET E GJUHËS SHQIPE, Shtëpia botuese “Gjergj Fishta”, Tiranë, 2002, 388 f.

13) SONANTET E GJUHËS SHQIPE, Shtëpia botuese “Mësonjëtorja”, Tiranë, 2001, 466 f.

14) SHNDËRRIME HISTORIKE NË SISTEMIN ZANOR TË GJUHËS SHQIPE, Shtëpia botuese “Toena”, Tiranë, 2000, 456 f.

15) ZHVILLIMI HISTORIK I DIFTONGJEVE NË GJUHËN SHQIPE, Shtëpia botuese “Toena”, Tiranë, 1998, 418 f.

16) PËR HISTORINË E HUNDORËSISË SË ZANOREVE, Shtëpia botuese enciklopedike, Tiranë, 1996, 196 f.

17) THEKSI NË GJUHËN SHQIPE, Shtëpia botuese enciklopedike, Tiranë, 1995, 532 f.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?