U nda nga jeta ditën e djeshme, të martën mbërrin në Shqipëri trupi i Bujar Nishanit

Pas ndarjes nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani ditën e shtunë, të afërmit e tij dhe stafi mjekësor në Spitalin Universitar të Berlinit Charite po përgatisin procedurat për të sjellë në atdhe trupin e të ndjerit. Pas kryerjes së këtyre procedurave pritet që trupi i ish-kreut të shtetit të mbërrijë në Shqipëri ditën e martë kur do t’i bëhen edhe nderimet e fundit.

Procedurat mund të përfundojnë ditën e nesërme dhe po të hënën pritet që rreth mbrëmjes trupi i ish-presidentit Bujar Nishani të niset drejt Tiranës.

Ish-kreu i shtetit do të përcillet për në banesën e fundit me ceremoni zyrtare ashtu siç aplikohet gjithmonë në rastet e figurave të larta shtetërore. Ndërsa qeveria pritet të nxjerrë një vendim për të gjitha procedurat e ceremonisë zyrtare për ta shoqëruar drejt banesës së fundit, ish-presidentin me të gjitha nderimet e duhura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-kreu i Shtetit Bujar Nishani ndërroi jetë të shtunën e 28 majit teksa po kurohej në spitalin universitar Charite të Berlinit në Gjermani. Shëndeti i tij u përkeqësua për shkak të insuficiencës polmonare të theksuar gjë e cila ishte fatale për të.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?