U nda nga jeta nga COVID-19, Ruçi: Bashkim Kopliku i shërbeu vendit si profesionist, politikan e qytetar
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, ka shprehur sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish deputetit Bashkim Kopliku. Ruçi shprehet në mesazhin e tij se Bashkim Kopliku i shërbeu vendit si profesionist, politikan e qytetar.
“Ndarja nga jeta e Bashkim Koplikut është një humbje e madhe për familjen dhe shoqërinë shqiptare. Si deputetet i Kuvendit të Shqipërisë gjatë periudhës 1992-1997, Kopliku ishte një zë i fuqishëm dhe një parlamentar aktiv. Bashkim Kopliku i shërbeu vendit si profesionist i spikatur, politikan, deputet e qeveritar aktiv dhe pas largimit nga jeta politike edhe si një qytetar i angazhuar.”, shkruan në mesazhin e tij Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.