U ngujua për 6 vite, gruaja e Laçit: Nuk na linte të dilnim as në oborr
Bashkëshortja e Gjergji Laçit, thotë se bashkëshorti që tashmë është arrestuar dhe për të Gjykata e Tiranës e ka lënë në masën e sigurisë ”arrest me burg”, e ka dhunuar prej 12 vitesh, dhe se nuk dilnin dot as në oborr.
”Bashkëshorti më ka dhunuar mua dhe fëmijët për 12 vite me radhë na ka mbajtur të mbyllur, nuk na ka lënë të dalim as në oborr. Dhunën e ka ushtruar në sy të fëmijëve duke iu shkaktuar stres dhe frikë. Xherxhi nuk kishte marrëdhënie të mirë as me fqinjët dhe as me familjarët tanë”,-tha ajo.