U nis nga Laguna e Patokut, mbi 1 ton kanabis do këmbehej me kokainë. Investimet në Shqipëri

Më 16 gusht 2023 policia në bashkëpunim me Guardia di Financa u ndërmorën një operacion në det, rreth 18 milje larg zonës së lagunës së Patokut ku do të bëhej dhe shkëmbimi i drogës me një anije tjetër në të cilën u kapën dy shtetas ukrainas.

Hetuesit kanë dyshime se veliera e cila u dogj nga dy shtetasit ukrainas dhe u fundos në detë të jetë nisur nga turqia, ka ndaluar në Greqi, Mal i Zi dhe më pas në ujrat neutrale mes Shqipërisë dhe Italisë do të bëhej shkëmbini i drogës.

4 shqiptarët e arrestuar dhe 2 ukrainasit nuk i kanë pranuar akuzat e prokurorisë. Ata kanë mohuar që të kënë lidhje me trafikimin e lëndëve narkotike. SPAK do kërkojë informacion në Turqi, Greqi dhe Mal të zi për velierën me emrin “Nilua” në mënyrë që të zbulojë edhe personat e tjerë që janë të përfshirë në këtë çështje. Gjatë operacioni policia dhe spak sekuesturar dy pistoleta fishekë, rreth 50 mijë euro dhe 23 kg kanabisë që u hodh në detë nga të dyshuarit.

Sipas SPAK ata janë pjesë e një grupi kriminal që merren me trafikun e drogës në rrugë detare dhe tokësore nga Turqia në Shqipëri dhe më pas drejt vendeve te BE-së. Ndërkohë të ardhurat nga aktiviteti kriminal i investojnë në Shqipëri.

SHKARKO APP