U nis nga Shqipëria, kapet në Itali gomonia me 33 emigrantë
Aktualitet E Diel, 5 Janar 2020 13:58
Një gomone me 33 emigrantë kurdë është kapur në Leçe, Itali.
Gomonia mësohet se ishte nisur nga brigjet e Shqipërisë, ende nuk dihet se ku saktësisht.
Mes 33 emigrantëve kurdë, 3 janë fëmijë, dy gra dhe disa adoleshentë.
Shumica prej emigrantëve mësohet se ishin në gjendje të rëndë, për shkak se ishin hedhur në det nga skafistët.
10 prej tyre ishin ne gjendje hipotermie nga i ftohti.