U nis për në Itali, gruaja me 3 fëmijët aksidentohet në Lushnjë

Gjashtë persona janë plagosur, midis tyre edhe tre fëmijë, pas përplasjes së një kamionçine me një furgon taksi.

Aksidenti ndodhi herët në mëngjes në aksin Lushnjë – Berat, në afërsi të fshatit Kashtabardhë.

Të plagosur nga aksidenti mbetën: Merita Xharando me tre fëmijët e saj.

Meritan Xherando kishte marre me familjen e saj një furgon taksi pasi do të largohej drejt Italisë nga Durrësi.

Dy personat e tjerë të  dëmtuar sipas policisë janë: Daniel Zoto, shoferi i kamionçines dhe drejtuesi i furgonit Përparim Mile.

Mile ndodhet në gjendje më të rëndë dhe në rrezik për jetën. Ai u transportua në  Spitalin e Traumës në Tiranë.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë përgjumja e shoferit të  kamionçinës.

SHKARKO APP