“U njohëm në Instagram” Çfarë deklaruan të rinjtë nga Durrësi në polici

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i 18-vjeçarit D.M banues në Durrës i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 16 vjeçare. Burime nga Drejtori e Policisë së Durrësit, bëjnë me dije se dëshmitë e dy të rinjve janë të kundërta, ku djali ka mohuar çdo akuzë për abuzimin seksual ndaj vajzës.

Para oficerëve të policisë gjyqësore të rinjtë kanë deklaruar se ishin njohur nëpërmjet rrjeteve sociale, Instagram ku më pas kanë biseduar dhe lënë të takohen. Pasi janë takuar disa herë dhe njohur më shumë me njëri tjetrin, djali mësohet se ka ftuar vajzën në banesën e tij dhe ajo ka pranuar. Të dy kanë shkuar në banesën e 18-vjeçarit dhe aty, ky i fundit ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me vajzën, por sipas dëshmisë së 16-vjeçares ajo nuk ka dashur me pretendimin se sapo ishin njohur.

Por pas kësaj16-vjeçarja ka denoncuar djalin duke thënë se e ka mashtruar dhe më pas përdhunuar. Ndërkohë nga ana tjetër 18-vjeçari i ka mohuar akuzat. Ndërkohë nga vizitat paraprake mjekësore rezulton se vajza nuk ka shenja dhune apo përdhunimi, megjithatë pritet ekspertiza e plotë mjekësore për vajzën për të hedhur dritë nëse denoncimi i saj ndaj 18-vjeçarit qëndron apo jo.

SHKARKO APP