U paraqit në spital me lëndime në trup, policia detaje mbi rastin e të moshuarit në Korçë

Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e raportuar pak më parë, ku një i moshuar i moshës rreth 80-vjeç, u paraqit në spitalin e Korçës me dëmtime në trup.

Policia njofton se dyshohet se i moshuari është konfliktuar me ndonjë shtetas që e ka patur në banesë.

Njoftimi i Policisë: 

Swiss Digital Desktop Reklama

Më datë 08.02.2024, rreth orës 07:05, spitali i Korçës ka njoftuar sallën operative të DVP Korçë se ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi G. T., rreth 81 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Korçë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Menjëherë në banesën e 81-vjeçarit ka shkuar grupi hetimor, i cili ka konstatuar se as dera e banesës dhe as dritaret e saj, nuk janë të dëmtuara. Nga këqyrja e banesës, si dhe nga sendet dhe provat e gjetura dyshohet se 81-vjeçari mund të jetë konfliktuar me ndonjë shtetas që e ka patur në banesë.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të dëmtimit të shtetasit dhe identifikimin e autorit të dyshuar pjesëmarrës në banesën e të dëmtuarit.

Për këtë ngjarje pas sqarimit të të gjitha rrethanave të mekanizmit dhe motiveve do të kemi një njoftim të plotë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?