U përdor si “karrem” në vrasjen e Hekuran Billës, Gjykata e Apelit lë në fuqi masën arrest me burg për Adiola Lakrën
Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për Adjola Lakrën për vrasjen e Hekuran Billës.
Tashmë dihet roli i Adiola Lakrës në vrasjen tek Komuna e Parisit, e cila përdor si karrem për të nxjerrë Hekuran Billën e cila njëkohësisht u bë dhe bashkëpuntore në vrasje.
Adiola Lakra, 26- vjeçarja nga Berati dyshohet se kishte kontakte dhe ishte në një marrëdhënie me Hekuran Billën i cili kishte vetëm 5 ditë që ishte kthyer nga Belgjika, ndërkohë që në Angli kishte vuajtur dënimin me burg për vrasjen e një bashkëkombasi, Prel Markut, vëllai i të cilit mori hak 14 vite më vonë në Tiranë për të ekzekutuar Hekuran Billën.
Viktor Marku u arrestua pak ditë më vonë në Mal të Zi teksa më parë u arrestua Sebastiano Mali, nipi i tij i cili u bë bashkëpuntor në vrasje. /BalkanWeb