U përfol se teatri “Migjeni” do të shkrihej/ Reagon Arian Çuliqi: Nuk ka asgjë të vërtetë

Pas lajmit që ka qarkulluar në opinionin publik për një shkrirje të teatrit “Migjeni” në Shkodër ka reaguar vetë drejtuesi i këtij institucioni.

Arjan Çuliqi shprehet se nuk ka asgjë të vërtetë, madje thotë se jemi në kulmin e provave për disa aktivitete që do të shoqërojnë tempullin e artit dhe të kulturës në Shkodër gjatë të gjithë vitit 2024. Drejtori i teatrit “Migjeni” foli rreth aktiviteteve më të afërta që nisin me “Bilbilat e Vegjël”, “Mbretëresha e dëborës”, një premierë për fëmijë dhe festivalin e teatrove për të rinj…

Me vendim të Këshillit të Bashkisë Shkodër, institucionet kulturore janë përfshirë në një proçes ristrukturimi, në të cilat është krijuar një ndërmarrje e veçantë për mirëmbajtjen e tyre me krijimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Mirëmbajtjes së Objekteve Publike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, menaxhimi i këtyre institucioneve si teatri, galeria, biblioteka, muzeu, vendi i dëshmisë dhe kujtesës, do të vijojë me tagër të drejtuesve të këtyre institicioneve, që do të merren totalisht me krijimtarinë artistike dhe kulturore të këtyre institucioneve.

Swiss Digital Mobile Reklama
ShkodraWeb | "Teatri 'Migjeni' nuk do të shkrihet", drejtori Arian Çuliqi i jep fund hamendësimeve

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?