U përfshi në listën e deputetëve, largohet Toni Gogu, Mersin Murataj Prefekti i ri i Tiranës

Pas përfshirjes në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit Prefekti i Tiranës, Toni Gogu ka dhënë dorëheqjen, për ti lënë vendin prefektit të ri Mersin Murataj. Këshilli i Ministrave ka emëruar sot Zotin Murataj në krye të Prefekturës së Tiranës i cili vjen nga një eksperiencë e gjatë në një tjetër institucion të qeverisjes vendore, atë të Qarkut të Tiranës. Mersin Murataj ka drejtuar së fundmi Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës të Qarkut Tiranë, funksion i deleguar i qeverisë përmes Ministrisë së Bujqesisë. I diplomuar në fushën e Drejtësisë, Murataj ka drejtuar edhe më herët sektorë të ndryshëm të bujqesise në zona si Kamëz, Vorë etj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?