U përfshinë në listën e PD dhe morën 6 deputetë, ja sa vota i sollën aleatët Bashës
Të gjithë aleatët e Partisë Demokratike, përveç LSI-së e cila doli në listë më vete, të gjitha forcat e tjera opozita u rreshtuan në listën “Basha”. Po sa vota i ka dhënë koalicionin “Aleanca për ndryshim” gjithë këta aleatë në 25 prill? Sipas llogarive referuar të dhënave paraprake të KQZ-së me kutitë e numëruar deri më tani rezulton se në total aleatët i kanë dhuruar Bashës rreth 35 mijë vota në rang vendi. Falë kësaj liste, nga aleatët kanë mundur që të dalin deri më tani 6 deputetë.
Lista e Aleatëve në listën Basha dhe votat që ata morën në 25 prill:
Tiranë
Fatmir Mediu (Aleat PR) 5684
Shpëtim Idrizi (Aleat PDIU) 6424
Vangjel Dule (Aleat PBDNJ) 680
Mesila Doda ( Aleat PDIU) 1955
Dashamir Shehi (Aleat LZHK) 4707
Sali Shehu (Aleat FRD) 2060
Ylber Valteri (Aleat PSD) 515
Petrit Doda (Aleat PLL) 5365
Korab Lita (Aleat BLD) 2506
Durrës
Agron Duka 3834
Elbasan
Lumturi Hasa (Aleat PDIU) 1908
Gladiola Çala (Aleat LZHK) 1121
Korçë
Andrea Simaku (Aleat PBDNJ) 254
Shkodër
Nard Ndoka 228