U përleshën në qendrën e numërimit të votave, nisin hetimet për 3 vëzhgues

Kanë filluar hetimet për tre vëzhgues, të cilët mbrëmjen e djeshme u konfliktuan fizikisht në Qendrën e numërimit të votave në shkollën “1 maji” në Tiranë.

Policia bën me dije se procedimi penal ka nisur për shtetasit J. M., 26 vjeç, O. L., 29 vjeç dhe A. D., 35 vjeç, të tre me detyrë vëzhgues. Shkaku i konfliktit ka qenë radha e qëndrimit para monitorëve ku bëhet numërimi i votave.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 filluan procedimin penal, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, për shtetasit:
J. M., 26 vjeç, O. L., 29 vjeç dhe A. D., 35 vjeç, të tre me detyrë vëzhgues në VNV nr. 30, te shkolla “1 Maji”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi mbrëmjen e djeshme janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për radhën e qëndrimit para monitorëve ku bëhet numërimi i votave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore”, njofton policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?