U përplas nga makina teksa po kalonte rrugën, humb jetën 22-vjeçarja

22-vjeçarja Erisa Aliaj ishte duke kaluar rrugën në zonën e ish-Kënetës në Durrës, kur  një makinë me shpejtësi e aksidentoi.

Përplasja ka qenë shumë e fortë, aq sa e ka hedhur të renë në anën tjetër të trotuarit. 22-vjeçarja është dërguar në spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë. Policia njoftoi se ditën e sotme ajo ka ndërruar jetë.

Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin. Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të këtij aksidenti tragjik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?