U përplas nga një makinë, humb jetën qytetari në Korçë
Aktualitet E Premte, 10 Mars 2023 20:14
Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme pasi u përplas nga një makinë teksa po kalonte rrugën në aksin Korçë-Pogradec.
Ai u transportua për në spitalin e Korçës pas aksidentit, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja dhe policia po punon për kapjen e tij.
KOHA JONË SONDAZH

