U përplasën me makinë, sherr me sende të forta mes dy shoferëve. Njëri prej tyre përfundon në spital
Në Unazën e Madhe të Tiranës, një përplasje mes makinave ka sjell një përleshje të dhunshme mes dy drejtuesve të mjeteve, të cilët kanë përdorur edhe sende të forta. Njëri prej tyre ka përfunduar në spital, ndërsa tjetër është ndaluar nga policia. Në vendngjarje është gjetur edhe një armë zjarri. ”Më datë 22.08.2024, në afërsi të rrethrrotullimit te unaza e madhe, dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit për një fërkim mjetesh, janë konfliktuar me sende të forta shtetasit F. D., dhe M. B. Gjatë konfliktit është dëmtuar me sende të forta shtetasi F.D, i cili po transportohet në spital për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri dhe po punohet për identifikimin e poseduesit të saj. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.