U plagos gjatë aksionit për kapjen e vrasësit të dyfishtë në Kodër Rrëshen, si është gjendja e policit të FNSH-së

Një ditë pasi u plagos gjatë aksionit për kapjen e Fatmir Kolecajt, i cili vrau ish-gruan dhe vëllain e saj, dhe më pas vrau dhe veten, lajme të mira vijnë nga efektivi i policisë Kastriot Haxhia. Gazetari Erjon Skëndaj në një lidhje telefonike për ‘News24 nga ambientet e spitalit të Traumës deklaroi se gjendja e policit paraqitet e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mësohet se ai ka marrë një plumb në këmbën e majtë, (në muskul)

Skëndaj pohoi mes të tjerave se për të parë nga afër gjendjen e efektivit të të FNSH-së së Shkdorës, ka qenë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. Po ashtu bëhet e ditur se polici pas disa ditësh do i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale për të bërë të mundur dhe heqjen e plumbit.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme, gjatë aksionit në banesën e Fatmir Kolecaj, në Zejmen të Lezhës, ky i fundit hapi ndaj policisë, duke mos pranuar të dorëzohej, dhe në fund vrau veten. Gjatë shkëmbimit të zjarrit për pasojë u plagos efektivi i policisë. Prej dy ditësh ai ishte në kërkim pasi vrau ish- gruan Esmeralda Filopatin dhe vëllain e saj Vledison Filopatin, ngjarje që ndodhi në Kodër Rrëshen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?