E tmerrshme, për një gërvishje makine u plagos gjatë përplasjes së armatosur në Laç, ndërron jetë 24-vjeçari
24-vjeçari Gerald Bitri, një nga pesë të plagosurit e përplasjes me armë mesditën e së shtunës në Laç, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.
I riu nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka gjetur vdekjen gjatë natës.
Pesë persona mbetën të plagosur një ditë më parë pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, nga një breshëri arme që është derdhur drejt 4 të rinjve.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pas një sherri mes një grupi të rinjsh në Laç ndërsa plumbat kanë kapur edhe një grua të pafajshme, e cila po shiste në trotuar.
Nga burime thuhet se të shtënat kanë ardhur pas një sherri dhe autori ka qëlluar me armë automatike drejt një makine ku ndodheshin 4 të rinj.
I dyshuari është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa burime thonë se policia ka arritur ta identifikojë atë dhe po punon për kapjen e tij.
Të plagosur nga të shtënat mbetën shtetasit Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi, Angjelina Gjezaj dhe Gerald Bitri, cili ndërroi jetë në spitalin e Traumës.
KOHA JONË SONDAZH

