U plagos me thikë, por fshehu ngjarjen, arrestohet 34-vjeçari së bashku me autorin e krimit

Një konflikt për motive të dobëta në Shkodër ka përfunduar me plagosjen me thikë të një 34-vjeçari.

Shtetasi me iniciale E. C., banues në  Shkodër, është paraqitur në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore, i dëmtuar me mjet prerës.

Pas kontaktit me Policinë ka mohuar të jetë plagosur nga ndonjë person tjetër, por ka thënë se ishte dëmtuar aksidentalisht duke rregulluar mjetin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por pas hetimeve ka rezultuar shtetasi Ë. (J.) M., 36 vjeç, banues në Shkodër, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me thikë e sende të forta shtetasin E. C., 34 vjeç, banues në  Shkodër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ë. (J.) M., 36 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Gjithashtu, u bë arrestimi në flagrancë edhe i shtetasit E. C., 34 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit ”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?