U plagos nga “Shqiponjat”, rrëfehet Tabaku

Sidion Tabaku është i riu i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme pasi u qëllua me plumba nga policia. Ngjarjen e denoncoi më parë deputeti demokrat Ervin Salianji. I pyetur nga News 24 ai ka treguar se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Alliasit në Tiranë.

”Rreth orës 23:10 apo 23:20 isha duke kaluar në drejtim të spitaleve, dhe aty ishin dy patrulla policie. Ato shoh që po vinin nga pas. Unë u tremba dhe i jap gaz motorit, por ata shtinë me armë. Ndërkohë vazhdoj eci prapë dhe dëgjoj një krisëm të dytë. Sa kaloj një karburant dhe futem në lagje. Më pas dëgjoj dy krisma të tjera. Një nga plumbat më kapi në këmbë. Më pas bie përtokë. Ata më pas nisën të më gjuanin”, ka treguar për News 24, Asllani.

Më tej ai tregon se ”Shqiponjat” u larguan nga vendngjarja më pas, ndërsa Tabaku sipas tij, ishte një oficer i rajonit nr.4 ai që lajmëroi ambulancën dhe më pas e dërgoi në spital.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesë nga intervista:

Swiss Digital Mobile Reklama

Punonjësi i policisë ishte rastësisht aty apo ishte pjesë e patrullës?

Jo ishte rastësisht. Për fat më futi direkt në ambulancë dhe më çoi në spitalin Ushtarak.

A i frikësoheshit ndonjë vepre penale që u larguat nga patrulla apo?

Jo isha shumë në rregull, me dokumente dhe të gjitha.

Po pse nuk i qëndruat patrullës atëherë?

Nuk ndalova se isha i frikësuar se thash çfarë ka ndodhur që vinin me kaq vrull.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?