U punësua nga platforma, Rama: Ndiz një qiri për ”Shën Andonin”

Sot kryeministri Edi Rama prezantoi si sukses të platformës të Bashkëqeverisjes, rastin e një zonje e cila ishte punësuar në një kopsht jo publik në Vlorë.

Ajo tha se pas takimit të vjehrrit të saj me kryeministrin Rama, gjatë një dëgjese publike, ajo është kontaktuar nga zyra e Punës dhe më pas u bë e mundur punësimi i saj në një kopsht jo publik në Vlorë.

Duke ju referuar emrit të vjehrrit të saj dhe mbiemrit të drejtoreshës së kopshtit, Rama i sugjeroi se duhet të ndez një qiri për ”Shën Andonin”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mbase duhet të ndizni një qiri për ‘Shën Andonin’, se vjehrri Andon Prifti, drejtoresha Margarita Andoni, si duke është i shenjti që ju ka ndjekur”, u shpreh Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?