U qëllua me armë nga shoku i tij, ky është 22-vjeçari që u vra në Bulqizë

Ky që shikoni në foto është 22-vjeçari Elidon Basha i cili u vra më armë gjahu nga miku i tij Klodian Kola gjatë mbrëmjes së kaluar në Bulqizë.Basha fillimisht ka mbetur i plagosur, por ka humbur jetën gjatë rrugës për në spitalin e Tiranës.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia dhe është shoqëruar në ambientet e policisë shtetasi Klodian Kola. Sakaq policia ka sekuestruar nën cilësinë e provës materiale arma e gjahut, një elektrik dore, motomjeti me të cilin këta shtetas kishin shkuar për gjueti dhe sende të tjera të vlefshme që do t’i shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?