U qëllua me snajper ushtarak, Çapja del nga reanimacioni
Ardian Çapja, i cili dy ditë më parë u plagos me snajper ushtarak, mësohet se ka dalë nga reanimacioni dhe paraqitet ne gjendje të stabilizuar. Çapja ndodhet në spitalin e Traumës dhe për shkak se i janë bërë tre atentate është i blinduar nga “ushtarët e tij”.
55-vjeçari u qëllua me armë zjarri, snajper ushtarak në një atentat të mirë organizuar, pranë shtëpisë. Paçka se zona kontrollohet nga familja Çapja, ku të gjitha lëvizjet monitorohen me kamera sigurie, autorët arritën që të depërtojnë për herë të tretë, por nuk ia arritën qëllimit.
Dy janë pistat si u realizua atentati kundër Ardian Çapjas, i pari është varianti se autorët kanë goditur Ardian Capjan nga brenda makinës, ndërsa i dyti është fakti se është mbajtur në vëzhgim për një kohë të gjatë nga një distancë e largët, prej kodrës së Krastës.