U qëllua me thikë, i riu që humbi jetën në Angli është nga Elbasani

Një 22-vjeçar humbi jetën të enjten e 13 Majit në Angli, pasi u qëllua me thikë pas një sherri mes disa personave.

Viktima është Armend Xhika. ABC News raporton se i riu është nga qyteti i Elbasanit. Fillimisht ai u dërgua në spital me shpejtësi për ndihmë, por plagët ishin tepër të rënda dhe nuk mundi që të mbijetonte.

Swiss Digital Desktop Reklama
Viktima Armend Xhika

Deri tani policia angleze ka arrestuar dy persona, ndërsa në kërkim janë shpallur edhe të tjerë që ishin të përfshirë në sherrin me thika që përfundoi me një të vdekur në Pitsmoor.

Swiss Digital Mobile Reklama

/ Abcnews.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?