U qëllua më tre plumba në para lokalit, miqtë vendosin qirinj në vendin ku u vra 28-vjeçari: Më këpute shpirtin
Një tjetër vrasje tronditi mbrëmjen e djeshme Tiranën, ku në një prej orareve më të frekuentuara të mbrëmjes, në një lokal në zonën e Astirit u vra me armë 28-vjeçari Vilson Tafçiu.
Ndërkohë që miqtë e të riut kanë krye homazhe pranë vendit ku mbeti i vdekur me tre plumba i riu, ndërkohë që ende nuk është prangosur asnjë autor i dyshuar për vrasjen.
Shokët e 28-vjeçarit kanë ndezur qirinj në vendin e krimit, dhe kanë shpërhur pikëllimin e tyre në rrjetet sociale.
“Mos o vllau jem nuk na besohet! Më është këput shpirti.”- shkruan një person.
Ndërkohë më herët është zbardhur dëshmia që kanë dhënë në polici dy vajzat që shoqëronin mbrëmjen e djeshme pak përpara vrasjes Vilson Tafçiun, i cili u ekzekutua në një lokal në zonën e Astirit në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se vajzat kanë dëshmuar se një djalë e kishte thërritur Vilsonin në takim, dhe më pas kishin dalë jashtë nga dera anësore e lokalit. Sipas dvshmisë së vajzave të gjitha gjasat janë që Tafçiu dhe ekzekutorët të njiheshin mes tyre.
“Një djalë u fut në lokal dhe thirri Vilsonin. Dolën jashtë lokalit nga dera anësore, pasi dolën e qëlluan me armë. Komunikuan bashkë në fillim pastaj e qëlluan, dukej sikur njiheshin më parë”, janë shprehur vajzat.
Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim një person si të dyshuar për vrasjen e Vilson Tafçiut (Noka), ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit në Tiranë.
Dyshohet se autori i ngjarjes është shtetasi N.D, i cili pas kontrolleve të ushtruara nga policia nuk është gjetur në banesë.
Burime bëjnë me dije për Faxweb.al, se policia ka dyshime që autori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin, dhe dyshohet se vrasja ka ndodhur për prishjen e pazareve të drogës.
Lokali ku dhe ndodhi vrasja ka qenë vazhdimisht i frekuentuar nga ana e 28-vjeçarit, ndërsa mbrëmjen e djeshme Tafçiu ndodhej në shoqërinë e dy femrave, pak përpara se ndaj tij të qëllohej me tre plumba.
Një prej autorëve ka hyrë në ambientet e brendshme të lokalit, e ka thërritur në emër Vilsonin dhe më pas në ambientet e jashtme e kanë qëlluar me pistoletë, arma e krimit u gjet më pas në vendngjarje.
Autorët që dyshohet se kanë qenë dy janë larguar me shpejtësi nga zona, me një makinë në ngjyrë të zezë, ndërsa policia është duke bërë kqyrjen e kamerave të sigurisë, në mënyrë që të zbardhë të plotë ngjarjen.
28-vjeçari Vilson Tafçiu, përdorte dy identitete dhe njihej ndryshe edhe si Vilson Noka. Emri i tij nuk është i panjohur për policinë, pasi dy vite më parë është arrestuar për trafik droge.
Faxëeb.al mësoi dje se Tafçiu ka ikur nga Shqipëria në 7 mars të 2018 për në Francë. Në 12 mars të vitit 2018 e kanë arrestuar për shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe e kanë dënuar një vit burg në Francë.
Atje ka bërë 8 muaj në paraburgim dhe në 6 nëntor të vitin 2018 e kanë deportuar nga Franca në Shqipëri.
Mësohet se i riu kishte ardhur në Tiranë për të varrosur gjyshen e tij, ndërkohë që ishte me origjinë nga Dibra.
/Faxweb.al