U qëllua nga Policia? Reagon Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, informon se qytetari me inicialet E.B., 29 vjeç, i lënduar gjatë protestës ka marrë ndihmën e duhur mjekësore në spitalin Universitar të Traumës.
Nga ekzaminimet e kryera, përkatësisht radiografia e kërcirit dhe këmbës, rezulton normale, pa dëmtime të strukturave. Nga plaga e marrë, mjekët kanë nxjerrë cifla mjetesh piroteknike. Aktualisht 29-vjeçari ka përfunduar trajtimin dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Më parë ishte ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia, denoncoi se protestuesi në fjalë është qëlluar nga Policia e Shtetit.
KOHA JONË SONDAZH

