U q@llua me 50 plumba, i riu është në gjendje kritike. Engimë shkaku
Atentati me armë zjarri që ndodhi në Vlorë mbrëmjen e së mërkurës, kishte si shënjestër 29-vjeçarin Kevin Hajrulla. Mendohet se autorët që kanë marrë pjesë në atentat kanë qenë tre. Ata kanë përdorur një makinë tip ”Kia” me targa italiane të vjedhur. Siç është bërë me dije më herët, makina është gjetur në autostradën Vlorë-Fier, i djegur në pjesën më të madhe të tij. Sot, efektivët kanë gjetur brenda mjetit disa gëzhoja.
Ndërkohë policia ka kryer kontrolle gjatë natës në disa banesa dhe janë shoqëruar disa persona. Deri më tani nuk flitet për të arrestuar. Sa i përket Kevin Hajrullës, ai është dërguar në spital për ndihmë të specializuar pasi ndodhet në gjendje kritike për jetën. Nga ngjarja u plagos edhe një kalimtar i rastit. Nga spitali është mësuar se Armand Spahiu i gjendur rastësisht ka marrë një plumb në këmbë. Gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar prej mesnatës.
Pas atentatit, 29-vjeçari është nxjerrë nga makina nga kalimtarë të rastit dhe është dërguar në spital. E gjithë zona ku ndodhi atentati ka kamera sigurie që mendohet se kanë filmuar skenën, por dhe lëvizjet e autorëve. Nuk dihet ende e kaluara e 29-vjeçarit dhe nëse atentati ka lidhje me të fortin e Vlorës.