U raportua si atentat, policia reagon për ngjarjen në Memaliaj: Autori qëlloi në ajër…

Policia e Gjirokastrës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e kaluar, ku të shtëna armësh u dëgjuan në fshatin Qesarat.

Fillimisht ngjarja u raportua si atentat ndaj avokatit Andrea Zotaj, pasi vetë ky i fundit bëri me dije se shtetasi Fatos Lamaj i kishte zënë pritë me armë në dorë duke shtënë disa herë drejt automjetit të tij me qëllimin për ta vrarë.

Por policia në reagimin e saj ka përgënjeshtruar lajmin, pasi sqaron se Lamaj ka shtënë në ajër dhe ka pas qëllim kanosjes e avokatit dhe të afërmit të tij, dhe më pas e ka fshehur armën në pyll.

Arma është gjetur nga Policia dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa autori i dyshuar është vënë ënë pranga.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, shërbimet e Policisë kapën dhe vunë në pranga autorin e dyshuar të këtij rasti, shtetasin F. L., 41 vjeç, banues në Memaliaj.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri (pushkë), në ajër, me qëllim kanosjen e shtetasve A. Z., 54 vjeç dhe E. Z., 34 vjeç, të afërm të njëri-tjetrit, të dy banues më fshatin Anë Vjosë. Më pas, ai ka fshehur armën e zjarrit, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Qesarat.

Arma e zjarrit u gjet nga shërbimet e Policisë dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me disa fishekë”,- njofton Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP